Aktualitet

Boshatiset Durrësi nga frika për cunami, sizmologu qetëson qytetarët: Nuk ka asnjë rrezik, është alarm fals

28 Nëntor 2019, 18:28 Nga DOSJA
Boshatiset Durrësi nga frika për cunami, sizmologu qetëson

TIRANË- Në një kohë kur qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm i ka mbërthyer paniku nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që la pas të vdekur dhe qindra të plagosur, shumë prej tyre kanë lënë sot banesat pas një alarmi ‘bombë’ që qyteti bregdetar do të goditej nga një cunam.

Dhjetra qytetarë kanë dërguar mesazhe në adresë të agjencisë së lajmeve të “BalkanWeb”, si dhe shumë të tjerë kanë telefonuar, të shqetësuar për të mësuar mbi vërtetësinë e lajmit, nëse Durrësit do të goditej apo jo nga kjo dukuri e rrezikshme.

E për të shuar të gjitha këto zëra, që erdhën pas publikimeve nëpër mediat greke dhe ato italiane, ku për alarmin i referoheshin Institutit Italian të termëve, vjen zëri zyrtar nga specialisti; Durrësi nuk rrezikohet nga cumani. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, sizmologu Llambo Duni pohoi se alarmi për cunam rezultoi falas. Ai theksoi se tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, nuk e ka fuqinë që të shkaktojë një dukuri të tillë si cunami.

(Marrë nga Balkanweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet frika nga cunami llambro duni termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 frika nga cunami llambro duni termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2019, 16:55

TIRANË- Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka bërë thirrje ndjekësve të tij në rrjetet sociale që të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti i 2...