Aktualitet

‘Më sillni të shoh vajzën’/ Humbi të bijën adoleshente dhe burrin nga tërmeti, Manjola Çakoni kërkon me ngulm t’i

28 Nëntor 2019, 17:47 Nga DOSJA
‘Më sillni të shoh vajzën’/ Humbi të bijën

TIRANË- Motra e Manjola Çakonit, Saimira Baçi ka treguar për dramën e familjes së motrës së saj, e cila humbi vajzën 15-vjeçare dhe bashkëshortin nga tërmeti i dy ditëve më parë.

Për kamerën e Top Channel, Saimira ka treguar se e motra kërkon që të shohë vajzën pasi është në gjendje të rëndë, ndërkohë që familjraët e gënjejnë duke i thënë se ajo është nën kujdesin e mjekëve. Motra e Manjolës tregon se Manjola ka dy fëmijë të tjerë në Angli, të cilët kanë marrë vesh lajmin por duke qënë se janë pa letra nuk mund të ktheheshin në atdhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit motrës dhe babait të tyre.

Quhem Saimira Baçi, jam e motra e Saimira Kaçonit. Ajo ka humbur dy, vajzën dhe burrin. Vajza 15 vjecce. Ne kemi humbur dy veta. Ajo nuk di asgjë. Motra dhe vëllai janë të plagosur nga zemra. Sot përcillet një fëmi, një ëngjëll. Një lule rinie që po rritej ditë për ditë. Ne jemi shumë të vrarë, motrës nuk i kemi thënë asgjë. Gjendja e motrës është kritike, shyqyr djalin e ka shumë mirë. Një djalë e vajzë e ka në Angli. Ata qajnë ditë e natë nuk i durojnë dot dhimbet. Nuk e di ça të them. Ishalla i jep Zoti forcë. Asgjë nuk di ajo, e di që janë plagosur dhe se janë në spital. Më tha dua të shoh vajzën dhe i themi që do të ta sjellim këtu. I themi që ne të gjithë jemi të gjithë jemi tek koka e saj dhe se do ia çojmë që ta shohi. Ata ikën, Zoti i bekoftë,”-thotë motra e saj.

49 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drita cakoni manjola cakoni saimira baci termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 drita cakoni manjola cakoni saimira baci termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2019, 16:55

TIRANË- Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka bërë thirrje ndjekësve të tij në rrjetet sociale që të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti i 2...