Aktualitet

‘Gjithmonë mirënjohës!’/ U strehua në Kukës gjatë luftës, efektivi nga Kosova kujton historinë e tij në Thumanë: E

28 Nëntor 2019, 18:07 Nga DOSJA
‘Gjithmonë mirënjohës!’/ U strehua në Kukës

THUMANË– Një prej pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës ka publikuar historinë e tij të veçantë. I riu Hasan Mulaj ka treguar se ai ka qënë një prej refugjatë që kishin ardhur në Kukës gjatë luftës së Kosovës.

Ai ka publikuar një foto tijën në Kukës, dhe një të disa orëve më parë në Thumanë, ku edhe dha kontributin e tij për të nxjerrë të mbeturit nën rrënoja.

“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, u shpreh Mulaj nga Skenderaj.

49 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hasan mulaj termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 hasan mulaj termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2019, 16:55

TIRANË- Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka bërë thirrje ndjekësve të tij në rrjetet sociale që të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti i 2...