Politike

Rama mbledh sërish qeverinë, thirrje medieve: Sharlatanë jo lajme të rreme dhe parashikime, plagë e madhe ngelet strehimi (

28 Nëntor 2019, 06:59 Nga DOSJA
Rama mbledh sërish qeverinë, thirrje medieve: Sharlatanë jo lajme

Tiranë– Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dytë të qeverisë mëngjesin e sotëm i ka bërë thirrje medieve në vend që  raportojnë me përgjegjësi dhe jo me lajme të rreme dhe parashikime. Ai ka theksuar se mediet po tregojnë jo njerëzillëk dhe se me parashikimet e tyre për tërmetin por bëjnë krime. I prerë në fjalën e tij kryeministri theksoi se  mediet në vend të mos e detyrojnë që nga gjendja e jashtëzakonshme, të marrin masa që t’u fikimin dritën e ekraneve.

Rama theksoi para ministrave se fatkeqësisht numri i viktimave po rritet dhe në spitalin  Traumës ka ende pacientë që janë në rrezik për jetën.

Ai nënvizoi se vendi ka nevojë për ndihma financiare, duke iu bërë thirrje të gjithë donatorëve se e vetmja faqe ku mund të kontribuojnë është e-Albania. Rama theksoi se ndihmat kanë qenë të shumta por duhet koordinim i tyre, në mënyrë që të plotësohen nevojat.  Kryeministri u shpreh se një plagë e madhe është edhe strehimi i të prekurve dhe tha se për këtë është ngritur Komiteti i Rindërtimit.

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2019, 06:35

Tiranë-Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar ende ka pacientë ende që janë në rrezik për jetën dhe që priten të nisen jashtë vendi...