Politike

28 Nëntor 2019, 06:35 Nga DOSJA

Tiranë-Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar ende ka pacientë ende që janë në rrezik për jetën dhe që priten të nisen jashtë vendit për një mjekim të specializuar.

Rama ka theksuar se do të bëjnë një konferencë donatorësh, për të gjithë ata që duan të ndihmojnë shqiptarët. Rama theksoi se është shumë e rëndësishme që të bëhet  një koordinim të të gjithë atyre që ndihmojnë. Sipas tij plagë tashmë është edhe problemi i strehimit.

“Këto situata janë situata ku abuzimet dhe konfuzioni shoqërojnë gjithë procesin. Është momenti për të bërë kontrollin fizik të banesave. Komuniteti Kombëtar i Rindërtimit, që është krijuar që nga dje është në fazën fillestare të punës. Unë do të doja të theksoja se ministria e Infrastrukturës, që meriton mirënjohje, pasi po përballojnë vijën më të nxehtë të fronitit, duhet të garantojë përfshirjen e të gjithë inxhinierëve, edhe nga sekori privat. Secili të marrë përgjegjësitë për të dhënë një kontribut. Ministria e Kulturës duhet të thërrasë të gjitha studiot për të bërë studime.  Kemi ende pacientë në rrezik që kërkojnë ndërhyrje të specializuar, por kemi mbështetjen e Europës, por edhe në Izrael, çdo jetë ka një vlerë të paçmuar. Ministrja e Mbrojtjes duhet të merret me procesin e ndihmave. Do ju bëja një lutje mirëkuptimit të gjithë atyre që janë sensibiliar, duke pasur parasysh njerëzve në Kosovë, nuk është e nevojshme ndihma të natyrës veshje, pse falë jush dhe falë edhe shumë të tjerëve në Shqipëri ka një sasi të jashtëzakonshme. Mund të ketë nevojë për shumë më tepër kordimin dhe harmonizimin. Ne po përgatitetmi për një konferencë donatorësh për të gjithë zonën shqipfolëse, me sipërmarrës vendas, të na përgjigjen në momentin që  të ulemi dhe të diskutojmë se çfarë na duhet.  Plaga më e madhe është ajo e strehimit dhe për këtu duhet të fokusohemi. “, u shpreh Rama.

Rama mbledh sërish qeverinë për tërmetin: Kryeministri ka theksuar se është krim duke u shprehur jo lajme të rreme dhe parashikime sharlatanë. Sipas tij qeveria do të detyrohet t’u fik ekranet medieve. Rama theksoi se e vetmja faqe për ndihma financiare është e-Albania.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll