Art&Argëtim

Harry Styles zyrtarisht beqar, ndahet nga ylli kanadez pas udhëtimit çift në Japoni

Mësohet se këngëtari dhe ylli i Netflix u ndanë pas një udhëtimi në Japoni në prill.

20 Maj 2024, 18:12 Nga S.B
Harry Styles zyrtarisht beqar, ndahet nga ylli kanadez pas udhëtimit
Harry dhe Taylor

SHBA- Këngëtari i njohur Harry Styles është ndarë nga e dashura e tij aktore Taylor Russell pas 14 muajsh lidhje. Mësohet se këngëtari dhe ylli i Netflix u ndanë pas një udhëtimi në Japoni në prill.

Dy javë më parë filluan aludimet pasi aktorja kanadeze u paraqit në Met Gala e vetme.

Një mik i afërt me ish-çiftin tha: Harry dhe Taylor i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ata kaluan një problem të vështirë pas udhëtimit të tyre në Japoni dhe po marrin pak kohë larg njëri-tjetrit.

“Ai ka qenë në Amerikë dhe ajo në Londër. Ata ishin një çift i mrekullueshëm dhe ishte e qartë se Taylor e bëri Harry-n të lumtur. Megjithatë, gjërat janë tensionuar kohët e fundit." shtoi miku i ish-çiftit.

harry styles

Sondazh

Poll