Art&Argëtim

Pjesëtari më i ri i "Hollywood Walk of Fame", Chris Hemsworth do të nderohet me një yll që mban emrin e tij

I njohur për rolin e tij si 'Thor’ në filmat e Marvel, aktori australian do të nderohet në ceremoninë e Hollivudit ‘Walk of Fame’.

20 Maj 2024, 13:30 Nga S.B
Pjesëtari më i ri i "Hollywood Walk of Fame",
Chris Hemsworth

SHBA- Aktori i njohur Chris Hemsworth do të marrë yllin e tij në Hollywood Walk of Fame. I njohur për rolin e tij si 'Thor’ në filmat e Marvel, aktori australian do të nderohet në ceremoninë e Hollivudit ‘Walk of Fame’.

Hemsworth do të jetë ylli i ardhshëm i Marvel duke ju bashkuar kolëgëve të tij. Bashkë yjet e aktorit në "The Avengers", duke përfshirë Robert Downey Jr., Samuel L. Jackson, Scarlett Johansson dhe Mark Ruffalo, kanë tashmë yllin e tyre.

Në ceremoninë e planifikuar për 23 maj, do të marrë pjesë regjisori George Miller, i cili drejtoi Chris Hemsworth në filmin Furiosa: A Mad Max Sag. Emri i Hemsworth do të shfaqet në yllin e 2781-të.

chris hemsworth ylli i fames

Sondazh

Poll