Art&Argëtim

"Ai më viziton shpesh, ne flasim bashkë"/ Courteney Cox flet pas vdekjes së Matthew Perry: Është afër nesh...

Pas lajmit për vdekjen e Perry, Courteney Cox kujtoi kohët e mira që kaloi me të gjatë xhirimeve të serialit ‘Friends’.

20 Maj 2024, 11:35 Nga S.B
"Ai më viziton shpesh, ne flasim bashkë"/ Courteney Cox
Courteney

SHBA- Aktorja e njohur Courteney Cox dha një intervistë për CBS Sunday Mornings dhe foli gjatë për ish-kolegun dhe aktorin e ndjerë Matthew Perry. 59-vjeçarja theksoi se ajo e ndjen pranë saj pasi ai e viziton herë pas here dhe se gjithashtu flet me të.

Më konkretisht, Cox tha: Jam shumë mirënjohëse që kam qenë në gjendje të punoj kaq ngushtë me të për kaq shumë vite. Ai më viziton shpesh. Unë flas me nënën time, babain tim, Matthew.

Së fundi, ajo theksoi: Ndjej se Matthew është padyshim afër nesh.

Pas lajmit për vdekjen e Perry, Courteney Cox kujtoi kohët e mira që kaloi me të gjatë xhirimeve të serialit ‘Friends’.

“Jam shumë mirënjohëse për çdo moment që kam pasur me ty Matty dhe më mungon çdo ditë”, ka shkruar ajo në tekstin shoqërues së bashku me një klip nga komedia hit NBC.

courteney cox matthew perry

Sondazh

Poll