Art&Argëtim

"Dua të kem një fëmijë tjetër"/ Adele zbulon planet pas përfundimit të turneut: Dëshiroj një vajzë...

Në një tjetër moment të paraqitjes së saj, ajo përmendi edhe partnerin Rich Paul.

20 Maj 2024, 17:05 Nga S.B
"Dua të kem një fëmijë tjetër"/ Adele zbulon
Adele dhe Rich

SHBA- Këngëtarja e njohur Adele ndau me publikun dëshirën e madhe për t'u bërë sërish nënë, në koncertin e saj të fundit në Las Vegas. Teksa këngëtarja po performonte hitet e saj të mëdha, ajo ka dashur të zbulojë para publikut planet e ardhshme pas përfundimit të turneut.

“Sapo të mbaroj të gjitha detyrimet dhe paraqitjet e mia, dua të kem një fëmijë”, tha këngëtarja.

Më pas ajo shtoi: Dua një vajzë sepse tashmë e kam një djalë. Ndjej se ajo mund të jetë personi që do ta dua më shumë në botë, por mund të jetë edhe ajo që do ta urrej. Kjo është ajo që ndjej se do të ndodhë. E di që ajo do ma tregonte qefin mua.

Në një tjetër moment të paraqitjes së saj, ajo përmendi edhe partnerin Rich Paul.

“Me mua si nënë dhe me Rich si babain e saj, ajo do të jetë një mbretëreshë e vogël dhe e pasur. A nuk është kështu?" tha Adele me humor.

adele femije

Sondazh

Poll