Art&Argëtim

Cillian Murphy rikthehet tek “28 Years Later" pas 22 vitesh, zbulohet data e premierës së filmit

Lajmi për filmin e ri u njoftua për herë të parë në fillim të këtij viti me po të njejtët regjisorë dhe skenaristë.

20 Maj 2024, 12:16 Nga S.B
Cillian Murphy rikthehet tek “28 Years Later" pas 22 vitesh,
Cillian Murphy

SHBA- Aktori i njohur Cillian Murphy do të rikthehet në serinë e filmave “28 Years Later" nga i cili filloi edhe karrierën e tij. Lajmi për filmin e ri u njoftua për herë të parë në fillim të këtij viti me po të njejtët regjisorë dhe skenaristë.

Në fillim të këtij muaji, u njoftua se filmi do të dalë në kinema më 20 qershor 2025 dhe Aaron Taylor-Johnson, Jodie Comer, Ralph Fiennes, Jodie Comer dhe Jack O'Connell u konfirmuan se do të luajnë gjithashtu. Tani është bërë e ditur se edhe Cillian Murphy do të jetë pjesë e kastit dhe do të ketë gjithashtu një rol si producent ekzekutiv.

Në filmin e vitit 2002, Murphy luan korrierin Jim, i cili zgjohet nga koma për të zbuluar se lëshimi aksidental i një virusi shumë ngjitës, agresiv ka çuar në kolapsin e shoqërisë. Në një intervistë për Variety, Cillian Murphy deklaroi se nuk i shikon kurrë filmat e tij, përveç këtij.

cillian murphy 28 days later

Sondazh

Poll