Art&Argëtim

VIDEO/ Hodhi picën drejt publikut, gjesti i Katy Perry-t kritikohet ashpër: Është mungesë respekti, mos e bëj më kurrë!!

Fansat e saj dhe ata që e panë videon që ajo postoi në X, jo vetëm që nuk qeshën por edhe u mërzitën me të.

20 Maj 2024, 14:32 Nga S.B
VIDEO/ Hodhi picën drejt publikut, gjesti i Katy Perry-t kritikohet
Katy Perry

SHBA- Gjatë “American Idol”, ku merr pjesë si gjyqtare, këngëtarja Katy Perry bëri një lëvizje që nuk u prit mirë. Fansat e saj dhe ata që e panë videon që ajo postoi në X, jo vetëm që nuk qeshën por edhe u mërzitën me të.

Këngëtarja mbajti në duar një copë picë dhe ia hodhi fansave të saj, të cilët ishin të pranishëm si pjesë e audiencës. Perry e postoi videon në X dhe shumë nga ata që e panë klipin reaguan negativisht.

Ndër të tjera, fansat e saj shprehën zhgënjimin e tyre me yllin e cila hodhi ushqimin, i cili përfundoi në dyshemenë e studios. Disa shkruajtën: “Ushqimi nuk është menduar të hidhet ashtu”, “nuk do ta bëja kurrë këtë”, “është mungesë respekti” dhe “të lutem mos e bëj më kurrë”.

katy perry american idol

Sondazh

Poll