Art&Argëtim

Mediat e huaja ngrejnë alarmin: Jeta e Britney Spears në rrezik, nuk merr ilaçet dhe i është rikthyer drogës

Të njejtët thonë se këngëtarja u kthye sërish te droga.

20 Maj 2024, 11:50 Nga S.B
Mediat e huaja ngrejnë alarmin: Jeta e Britney Spears në rrezik, nuk
Britney Spears

SHBA- Ylli i pop-it Britney Spears duket se nuk po tregon shenja përmirësimi, siç dëshmohet nga zhvillimet shqetësuese të fundit në jetën e saj. Ylli, historia emocionale e së cilës e tregon si të keqtrajtuar nga prindërit e saj dhe nën kujdestari për 13 vjet, duket se nuk është në gjendje të çlirohet nga e shkuara e errët.

“Britney Spears është gjithnjë e më shumë në rrezik të dëmtojë veten”, thanë burimet nga mediat e huaja, duke shtuar se “ishte një gabim i madh që iu dha fund kujdestarisë së saj të detyrueshme”.  

Të njëjtët thonë se këngëtarja u kthye sërish te droga.

“Shëndeti i saj mendor ka qenë në rënie që nga mbarimi i kujdestarisë. Shpesh nuk i merr ilaçet që e stabilizojnë, pi dhe përdor drogëra të ndryshme, gjë që është veçanërisht e rrezikshme, sepse ka probleme me abuzimin me substancat që e kanë dërguar shumë herë në qendrën e detoksifikimit”, thonë burimet pranë Spears.

britney spears

Sondazh

Poll