Art&Argëtim

VIDEO/ Kendall Jenner 'çmend' rrjetin, kapet mat në koncertin e ish-it të saj Bad Bunny

Ylli 28-vjeçar i 'Kardashians' u kap në turmën e koncertit të reperit në Orlando, Florida.

20 Maj 2024, 11:24 Nga S.B
VIDEO/ Kendall Jenner 'çmend' rrjetin, kapet mat në
Kendall dhe Bad Bunny

SHBA- Modelja Kendall Jenner ka rindezur thashethemet se ajo është rikthyer me këngëtarin Bad Bunny. Ylli 28-vjeçar i 'Kardashians' u kap në turmën e koncertit të reperit në Orlando, Florida.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, modelja shihet e veshur me një bluze me kapuç të zi, teksa kërcente gjatë koncertit. Kjo dalje vjen më pak se dy javë pasi Jenner dhe muzikanti 30-vjeçar u panë duke flirtuar në një festë pas Met Gala në Nju Jork.

Jenner dhe Bad Bunny u ndanë pasi e kaluan Ditën e Falenderimeve të ndarë vitin e kaluar. Reperi portorikan ka munguar gjithashtu gjatë udhëtimit të modeles në Aspen, Kolorado në mes të dhjetorit.

kendall jenner bad bunny

Sondazh

Poll