Politike

Meta shkon pranë familjeve në Durrës: Shpresojmë në nxjerrjen gjallë të trupave nën rrënoja (VD)

27 Nëntor 2019, 19:03 Nga DOSJA
Meta shkon pranë familjeve në Durrës: Shpresojmë në

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Durrës, në zonën e ish-Kënetës pranë familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se kërkimet po vijojnë dhe shpresohet që të gjithë ata që janë poshtë rrënojave të nxirren gjallë.

Përpjekjet po vazhdojnë dhe do vazhdojnë deri në fund, dhe shpresojmë që do kemi më shumë fat deri në fund me këto përpjekje që nuk do mbarojnë deri në gjetjen e qytetarit  më të fundit nën këto rrënoja me shpresë gjithmonë”, u shpreh Meta.

DEKLARATA E METËS

Sigurisht është një situatë dramatike e cila vazhdon dhe ka vështirësitë e saj, sepse ende kemi ndjerë që ka lëkundje, siç pati dhe sot në mesditë, të cilat cenojnë edhe punën edhe sigurinë, të forcave të shpëtim-kërkimit në rrënojat e godinave, të cilat janë rrëzuar dhe ku po kërkohen qytetarët tanë, me shpresën për t’i shpëtuar ata.

Në radhë të parë do doja të shprehja falënderimet më të përzemërta për shtetin e Kosovës, për popullin e Kosovës, për Presidentin Thaçi që jemi sot këtu, për gjithë institucionet e Kosovës, në mënyrë të veçantë për FSK-në, e cila ka fituar një simpati mjaft të gjerë, jo vetëm për shkak të reagimit të menjëhershëm dhe ka qenë e para që është gjendur në vatrat e nxehta të kësaj krize, por dhe me seriozitetin, me efikasitetin, me përkushtimin e saj ka bërë dhe po bën çdo gjë për të na ndihmuar të gjithëve në këtë sfidë të jashtëzakonshme dhe të paprovuar më parë.

Përpjekjet po vazhdojnë dhe do vazhdojnë deri në fund, dhe shpresojmë që do kemi më shumë fat deri në fund me këto përpjekje që nuk do mbarojnë deri në gjetjen e qytetarit  më të fundit nën këto rrënoja me shpresë gjithmonë.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll