Politike

“Krijohet Komiteti i Menaxhimit të Fondeve”, Rama: Në krye do jetë Arben Ahmetaj (VD)

27 Nëntor 2019, 20:31 Nga DOSJA
“Krijohet Komiteti i Menaxhimit të Fondeve”, Rama: Në krye

TIRANË- Qeveria shqiptare po vijon punën për kapërcimin e situatës tragjike që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Edi Rama në një lidhje direkt nga Durrësi për emisionin “Real Story”, tha se do të krijohet Komisioni i Menaxhimit të Fondeve për ndihmat.

Rama u shpreh se kryetar i këtij komisioni Arben Ahmetaj, për të cilin tha se ka eksperiencë në menaxhimin e financave. Më tej numri një i qeverisë sqaroi dhe punën që do bëj ky komitet, ku tha se do të ketë në dorë menaxhimin e ndihmave dhe koordinimin.

Ky komitet do të vendos se ku do shpërnaden fondet. Do të merret me reindëritmin ebanesave, do të merret me organiziamin e donatëorëve”, u shpreh kreu i qeverisë.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama komiteti i menaxhimit te fondeve termet 26 nentor 2019 arben ahmetaj edi rama komiteti i menaxhimit te fondeve termet 26 nentor 2019

Sondazh

Poll