Politike

Luan Rama thirrje qeverisë: Shpall gjendjen e emergjencave civile dhe në Lezhë

27 Nëntor 2019, 19:28 Nga DOSJA
Luan Rama thirrje qeverisë: Shpall gjendjen e emergjencave civile dhe

TIRANË- Ish-deptueti i LSI, Luan Rama, në një reagim në Facebook, i propozon qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës dhe në Qarkun e Lezhës. Sipas tij duhet shpallur gjendja e fatëkeqësisë natyrore dhe në këtë qark, pasi dëmtimet , janë me qindra shtëpi dhe objekte të dëmtuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

POSTIMI I PLOTË

Një propozim për qeverinë: përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, edhe qarkun e Lezhës. Qeveria më në fund ka vendosur të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Vendimi i duhur, mbështetje maksimale dhe solidaritet i plotë që qeveria të përmbushë të gjitha detyrimet që ka. Por, meqenëse në emër të LSI-së kam qenë i pari që i kam kërkuar kryeministrit që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, vërej se vendimi i Këshillit të Ministrave është i mangët.

Ndaj, po i drejtohem sërisht publikisht qeverisë me një propozim: përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe qarkun e Lezhës. Sepse edhe në qarkun e Lezhës, janë me qindra shtëpi dhe objekte të dëmtuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit; Sepse edhe banorët e qarkut të Lezhës kanë nevojë të trajtohen me statusin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore; Sepse edhe për banorët e qarkut të Lezhës, qeveria ka të njejtat detyrime dhe përgjegjësi si për banorët e qarqeve të Durrësit dhe Tiranës. Asnjë diskriminim, ndihmë dhe solidaritet për të gjithë të dëmtuarit prej tërmetit të 26 nēntorit!

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luan rama termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 luan rama termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll