Politike

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën, edhe ushtarët amerikanë në terren

27 Nëntor 2019, 19:55 Nga DOSJA
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën, edhe

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej momentit të parë kur ra tërmeti në Shqipëri shprehen mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

Sipas ambasadës së SHBA në Tiranë, Forcat e Ushtrisë nga Njësia për Mbështjen Civile kanë mbërritur që dje në Shqipëri dhe po ndihmojnë në nxjerrjen e njerzëve nga rrënojat.

“Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit. Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të”, shkruan ambasada.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 ushtaret amerikane termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 ushtaret amerikane

Sondazh

Poll