Aktualitet

Tërmet tjetër me magnitudë 5.6/ Shqipëria në zi, 36 viktima dhe 658 të lënduar, 25 të zhdukur nën rrënoja

27 Nëntor 2019, 06:01 Nga DOSJA
Tërmet tjetër me magnitudë 5.6/ Shqipëria në zi, 36

SHQIPERI 36 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.  Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumë.

Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Pëllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

 

 

Forcat e Armatosura, Zjarrfikëset, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile në bashkëpunim me grupet e ardhura nga vendet mike, vijojnë kontrollet mes gërmadjave në zonat: Këneta në Durrës, te pallati gjashtë katësh afër kryqit të kuq dhe te Vila Palma po në Durrës dhe në zonën e Thumanës.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe 27 nëntorin si ditë zie kombëtare.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës dhe ish-kënetës, ku ka patur pallate, banesa dhe hotele të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca. Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Forcat speciale po gërmojnë në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës: tek tre pallatet e rrëzuara në Thumanë, tek hotel Mira Mare në Durrës, hotel Tropikal, tek lagjja nr.6 në Durrës dhe në afërsi të kryqit të kuq. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Në orën 15:45, dy goditje të forta janë regjistruar me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter dhe 5.8. Herë pas here, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(J.V:F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë tragjedia e 26 nentorit 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll