Politike

Familjet e prekura në Durrës/ Pacolli i gatshëm për ndihmë, Rama: Shpjegoju kosovarëve tarifën, ka ustallarë që i fryjn

27 Nëntor 2019, 10:28 Nga DOSJA
Familjet e prekura në Durrës/ Pacolli i gatshëm për

DURRËS– Nën shoqërinë e politikanit nga Kosova, Behgjet Pacolli, kryeministri Rama po inspekton zonën e Durrësit, e cila është prekur nga tërmetet. Ndërsa, Pacolli është i gatshëm të ofrojë ndihmën e tij për familjet e prekura nga tërmeti. Rama falenderoi trupat e Kosovës për angazhimin e tyre për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja.

Behgjet Pacolli: Tani që mora informimin tuaj, nëse është nevoja ne mund të iu ndihmojmë menjeherë.

Edi Rama: Ne do të bëjmë një marëveshje me ta. Çështja e perimetrit ka pak vështirësi se banorët janë në punë, në shkolla.

Behgjet Pacolli: Do të qëndroj me ju deri në fund. Organizimi juaj është shumë i mirë. Populli ynë është shumë human. Këtu situate është nën kontroll.

Edi Rama: Trupa e Kosovës ka bërë një figurë fantastike me korrekstesë dhe profesionalizëm. Është shumë prekëse dhe e fortë ndihma e Kosovës dhe gjithë vendeve që na ndihmuan.Mirë do ishte ti sqaronit njerëzit se tarifa të rruga është detyrim i të gjithëve, shërbim për rrugën dhe sigurisë dhe detyrimin për shtetin.Nëse vjen me zemër dhe mëndje për të dhënë një ndihmë më shumë se sa ato 5 euro, ato 5 euro nuk janë diskriminim, ato paguhen në të dy anët e kufirit.Ato 5 euro janë kontribut për të gjithë, por edhe për shtetin dhe vetveten.Unë e di si diskutohet, ka ustallarë që i fryjnë këto, por s’është koha për t’u marrë me ustallarët, por duhet të merremi me qytetarët tani”, tha Rama.

31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike behgjet pacolli edi rama termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 behgjet pacolli edi rama termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll