Politike

“S’ka ardhur njeri fare pas tërmetit”/ Banorët e Durrësit i vërsulen Ramës, kryeministri: Mos shikoni vetëm derën t

27 Nëntor 2019, 10:29 Nga DOSJA
“S’ka ardhur njeri fare pas tërmetit”/ Banorët e

Durrës- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës ku po bën një vëzhgim në terren për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Ai është përplasur atje me qytetarë të revoltuar, që i kërkojnë ndërtimin e banesave të tyre.

DEBATI:

Qytetari: Po s’ka ka ardhur njeri fare mo, jemi në rrugë.

Rama: Mos flisni gjëra të pakuptueshme. Mos shikoni vetëm derën tuaj.

Qytetari: Më është shembur pallati more.

Rama: Na lini të bëjmë punën tonë.

Rama ndër të tjera u shpreh para qytetarëve se qeveria do të ndërtojë për të prekurit shtëpi dhe jo shtëpo kartoni.

31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll