Politike

“Si nëpër filmat amerikanë”, Rama publikon foton e ushtarit nga Kosova: Heronjtë ta mbushnin plot syrin

27 Nëntor 2019, 14:19 Nga DOSJA
“Si nëpër filmat amerikanë”, Rama publikon foton e

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka vijuar me falenderimet për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, për banorët e mbetur nën rrënoja. Sot kreu i qeverisë ka publikuar foton e një ushtari të Kosovës, ku shton se mund të ishte “Photo of the day”.

Rama thur elozhe për të gjthë grupet e kërkim-shpëtimit, ku veçon truopat e ushtrisë së Kosovës. “Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës”, shton më tej numri një i qeverisë.

POSTIMI I PLOTË

Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY. Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes – ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet?

Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës?? Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë? #HEROES?

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike heronjte e rames termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi ushtaret e kosoves heronjte e rames termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi ushtaret e kosoves

Sondazh

Poll