Politike

Rama mbërrin në Durrës, premtimi që iu jep banorëve: Do ndërtojmë shtëpi, jo karton (VD)

27 Nëntor 2019, 10:05 Nga DOSJA
Rama mbërrin në Durrës, premtimi që iu jep banorëve: Do

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës, ku është takuar me banorët dhe është njohur nga afër me situatën e vështirë që ata po kalojnë. Kreu i qeverisë iu ka premtuar banorëve të prekur nga tërmeti se do të ndërtohen sërish banesat e tyre, por sipas tij kjo kërkon planifikim dhe kohë, pasi nuk do të jenë shtëpi kartoni, siç u shpreh ndryshe ai.

“S’do bëjmë shpi kartoni do bëjmë shpi, shpi. Është çështje e planifikimit. Ky është një proces për t’iu thënë strehim atyre që iu është shembur shtëpia, ose është e pabanueshme. Po bëjmë një plan për këtë. Të mos vijnë ata që s’kanë nevojë”, u shpreh Rama.

Qytetarja: Jemi të gjithë përjashta.

Edi Rama: Do bëjmë listën e njerëzve që janë përjashtë dhe do i çojmë në hotel.

31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll