Politike

Meta në mesnatë në Thumanë me Fatmir Limajn: Faleminderit Kosovë, kurajo e pashembullt e njësive të specializuara (VD)

27 Nëntor 2019, 08:03 Nga DOSJA
Meta në mesnatë në Thumanë me Fatmir Limajn: Faleminderit

THUMANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë në mesnatë në Thumanë, ne zonën më te goditur nga tërmeti shkatërrues që la pas deri tani 26 viktima. Kreu i shtetit ka qenë në shoqeëinë e Zv.Kryeministrit në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj.Meta ka falenderuar njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës për kurajon e pashembullt për ndihmën ndaj Shqipërisë.

“Pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti”,  shkruan Meta.

Postimi i Ilir Metës:

Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.
I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!
FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir limaj ilir meta termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 fatmir limaj ilir meta termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll