Politike

Tërmeti/ Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme, kryeministri: 27 nëntori ditë zie kombëtare

27 Nëntor 2019, 07:05 Nga DOSJA
Tërmeti/ Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme, kryeministri: 27

TIRANE- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm mblodhi kabinetin qeveritar për tërmetin e fuqishëm që goditi vendin një ditë më parë. Rama deklaroi se sot do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, për perimetrin që përfshiu tërmeti, qarqet Tiranë dhe Durrës. 

Kryeministri theksoi në fjalën e tij, se dita e sotme do të shpallet ditë zie kombëtare dhe deklaroi se për 28 dhe 29 nëntor nuk do të ketë organizime festive. Ai u shpreh se do të duheshin tre ditë zie kombëtare për këtë tragjedi, por nënvizoi se nuk mund të kthehen ditë zie 28 dhe 29 nëntori pasi janë ditë pavarësie të Shqipërisë. Ai u shpreh se familjeve të prekura duhet t’u ndërtohen banesat. Kreu i qeverisë theksoi se duhet një komitet kombëtar për rindërtimin e banesave.

Kryeministri që në fillim të fjalës së tij shprehu falënderimet për të gjitha vendet e BE-së, SHBA-në, Turqinë, të cilat sipas iu gjendën pranë Shqipërisë me ndihma në këto ditë të vështria. Ai theksoi se vendi është përballur me një situatë sfiduese por që po e përballon me të gjitha mjetet e nevojshme. Të gjithë të angazhuarit, kryeministri Edi Rama i quajti heronj pasi kanë  punuar pa pushim që prej lëkundjeve të para të tërmetit. Nuk i kurseu falënderimet edhe për ministrat e kabinetit të tij.

31 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll