Politike

“Sfidë e madhe rindërtimi”, Rama:Ka shumë gam gam që ndjellin të keqen, duhet duhet t’u ndërtojmë banesat të preku

27 Nëntor 2019, 07:27 Nga DOSJA
“Sfidë e madhe rindërtimi”, Rama:Ka shumë gam gam

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe opozitën pasi është shprehur se në këto ditë të vështira ka shumë ‘gam gam’ përreth.

“Ka shumë gam gama gam gam në këtë vend që ndjellin të keqe dhe kanë gamgamosur shpirtin e njerëzve të zakonshmëm, Ky është një moment i artë që të reflektojmë edhe këtë. Detyra jonë nuk është të hymë në korin e gamgamëve por të merremi me hallet e njerëzve. Secili prej nesh mund të ishim, larg qoftë fëmijët tanë, familjet tona mund të ishin. Detyra jonë është që të veprojmë, të veprojmë sikur të ishte në trupin tonë dhe në familjet tona.“, u shpreh Rama.

Sa i përket ndërtimit të banesave Rama theksoi se nuk do të lejohet që asnjë familje të jetojnë ndërtesa me rrezikshmëri. Ai u shpreh se familjeve në Thumanë duhet t’u ndërtohen shtëpitë.

“Sfida e madhe është programi i rindërtimit. Duhet që familjeve në Thumanë duhet tju ndërtojmë banesat. Të gjithave por familjeve në Thumanë duhet t’u ndërtojmë pallatet që duhet të ishin shumë më të forta. Është një sfidë e madhe, do bazohemi tek buxheti i qeverisë, tek buxheti i bashkive sicc imponon ligji për gjendjen e jashtëzakonshme por nuk mjafton dhe për këtë po punojmë për një skemë financimi që të na mbulojë një financim tërësor. Pa u kufizuar pa u mbuluar thjesht me anën tjetër që është mekanizmi i financimit të jashtëm. Kam folur me kolegët europiane dhe para se të vija këtu po komunikoja me kryeministrin e Danimarkës dhe kështu me të gjithë. Nëse Zoti nuk ka bërë ndonjë plan tjetër do jemi për pak ditë në samitin e NATO-s dhe aty do të bëjmë një diskutim për si do të adresohet kjo plagë e hapur. SHBA-të kanë ofruar të gjithë gatishmërinë e tyre. Na duhet një komitet kombëtar për rindërtimin”, tha ai në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Rama shpall 27 nëntorin ditë zie kombëtare. Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme për perimetrin që përfshiu tërmeti, qarqet Tiranë dhe Durrës. Në mbledhjen e qeverisë ai shprehur mirënjohjen për të gjithë vendet që na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll