Aktualitet

“Na ndau Zoti”, futi në dhé tre familjarë, halla përlot rrjetin për nipin, vëllain dhe nusen e tij: Na e bëtë shpirt

27 Nëntor 2019, 11:17 Nga DOSJA

TIRANË– Një grua ka përlotur rrjetin pasi ka humbur tre anëtarë nga familja e saj, trupat e të cilëve u nxorrën të pajetë nga rrënojat e shkaktuara pas tërmetit të fuqishëm.

Në një status në Facebook, Trëndafile Çupi ka publikuar fotot e tre pajëstarëve të familjes të vëllait që u shua një ditë më parë. Krahas fotove, me zemër të thyer, halla shkruan se i është bërë shpirti copë.

“Te preheni ne paqe ! Qofshi engjej te parajses!
O Keli hallës ike shume shpejt nga ne o shpirt ❤❤???
O Zemrat e mia sa shpejt na ndau Zoti! Na e bete shpirtin cope o shpirt i motres ! Do jeni gjithmone me ne! ??? Pushofshi ne xhenet Hajredin, Lute & Keli Çupi❤”– shkruan ajo në status.

Hajredin, Lute dhe Klement Çupi, tre anëtarë nga e njëjta familje humbën jetën nën rrënoja. Tërmeti i zuri në banesën e tyre në katin e tretë të pallatit 6-katësh në Thumanë.

31 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hajredin cupi keli cupi lute cupi trendafile cupi hajredin cupi keli cupi lute cupi trendafile cupi

Sondazh

Poll