Aktualitet

“Më lini të kaloj ju q***** ropt”, burri tenton të kërkojë mes rrënojave për familjarët, Policia s’e lejon (VD)

27 Nëntor 2019, 09:54 Nga DOSJA
“Më lini të kaloj ju q***** ropt”, burri tenton të

Durrës- Vijojnë kërkimet në Durrës mes rrënojave pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin një ditë më parë. Deri më tani raportohet se ka shkuar në 31 numri i viktimave. Ende ka njerëz në rrënoja.

Në një moment, teksa ende kërkohet në Thumanë një qytetar është përplasur me punonjës që qendrojnë në perimetrin e sigurisë, pasi ka kërkuar që të hyjë, dhe të shohë për familjarët e tij.

Ai kërkon të futet brenda rrënojave dhe në një moment acarohet, saqë nuk ndal të sharat.

“Ore është t’u fol depresioni, më lini të futem 2 minuta, ça jeni kështu more, a ju q**** ropt, mbrëmë më jeni sjellë si vëllezër. Kam hall dhe unë, më merr prej dore dhe dua të shkoj që ta ta takoj, dje ju jeni sjellë si vëllezër”, shprehet ai ndër të tjera raporton  Fax Web.

31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll