Aktualitet

FOTO/ Kërkoi cigaren e fundit dhe mbylli sytë përjetë, ky është i riu që i buzëqeshi vdekjes në Thumanë pas 17 orësh

27 Nëntor 2019, 10:58 Nga DOSJA
FOTO/ Kërkoi cigaren e fundit dhe mbylli sytë përjetë, ky

THUMANË– Një i ri me mbiemër Cuko dha shpirt pas një pritjeje të gjatë prej 17 orësh nën rrënoja. Fotoja tregon momentet e tij të fundit të jetës para se të mbyllte sytë. Ai është një nga 31 viktimat e deri tanishmë të tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë dhe pas 17 orësh nën beton mësohet se ka nxjerrë vetëm kokën nga rrënojat.

Ai ka biseduar me trupat e shpëtimit, të cilët i vunë edhe një kokore në kokë për ta mbrojtur dhe më pas filluan punën të gërmonin për ta nxjerrë që aty.

Por Cuko ka kërkuar një cigare të fundit, sikur ta dinte që nuk do të dilte dot gjallë prej aty dhe është shprehur se gjysmën e trupit nuk e ndiente dot.

Më jepni një cigare. Gjysmën e trupit nuk e ndjej fare,”- mësohet të ketë thënë ai i buzëqeshur dhe vetëm pak sekonda më pas ka mbyllur sytë përjetë.

Soleta, e kishe zënë poshtë dhe trupat e shpëtimit nuk e hoqën dot.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hektor pustina termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 viktima cuko hektor pustina termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 viktima cuko

Sondazh

Poll