Aktualitet

Tërmeti/ Manastirliu flet për gjendjen e të plagosurve: 62 ndodhen tek Trauma, dy mund të nisen për mjekim drejt Italisë (

27 Nëntor 2019, 09:43 Nga DOSJA
Tërmeti/ Manastirliu flet për gjendjen e të plagosurve: 62

Tiranë- Nga spitali i Traumës, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se dy persona, një vajzë dhe një djalë mund të dërgohen jashtë për një mjekim më të specializuar. Ai ka deklaruar se 62 persona ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës.

“Jemi duke marrë informacion për njerëzit që janë nën mjekim. Edhe për ata që kanë pësuar traumë, do të kemi një bashkëpunim me italianët për një trajtim më të specifikuar. Janë trajtuar deri më tani në spitalin e Traumës, në spitalin e Durrësit, në QSUT 658 të lënduar dhe një pjesë e madhe e tyre kanë lënë spitalet, vetëm 62 ndodhen në spital. Dy nga të plagosur, për ndihmë më të specializuar mund të nisen jashtë. Familjarët e tyre i takova, njëri prej rasteve është një djalë ka ardhur me traumë të kokës dhe është për t’u çuar jashtë. Edhe një vajzës i kanë bërë dy ndërhyrje dhe po studiohet për t’u nisur jashtë.”, është shprehur Manastirliu.

Dosja.al mëson se personat e plagosur që mund të nisen jashtë shtetit për mjekim janë Marlin Shkodrani 30 vjeç, Xhensila Biqiku 20 vjeç.

31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll