Aktualitet

Tërmeti në Shqipëri/ Papa Francesku: Të lutemi për ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi

27 Nëntor 2019, 10:16 Nga DOSJA
Tërmeti në Shqipëri/ Papa Francesku: Të lutemi për ata

Itali- Papa Francesku lutet për viktimat që i shkakoi tërmeti i djeshëm në Shqipëri. Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, dërgoi një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri.

Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.

“Të lutemi për ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi. Lutemi edhe për personelin e urgjencës që po ndihmojnë. Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë.  ”, thuhet në telegram.

31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll