Aktualitet

Ura e Shkozetit rrezik shembjeje, tërmeti e çan në mes, qytetarët në alarm (VD)

27 Nëntor 2019, 09:57 Nga DOSJA
Ura e Shkozetit rrezik shembjeje, tërmeti e çan në mes,

TIRANË- Pas  tërmetit të fuqishëm që goditi mëngjesin e djeshëm Shqipërinë, deri më tani raportohet për 31 të vdekur dhe  rreth  650 të plagosur ndërsa mendohet të ketë akoma  banorë të rrezikuar nën rrënoja.

Përmes një  video të siguruar nga Dosja.al, shihet qartë që ura e Shkozetit ka të çara të dallueshme mes këmbëve gjigande prej betaoni, duke rrezikuar të shembet.

Duket që akoma nuk janë marrë masat  e duhura për këtë dëmtim të rëndë, pasi qytetarët vijojnë të kalojnë në rrugën poshtë saj  dhe automjetet gjithashtu.

Nëse do të ketë një  rrëzim të kësaj ure, me siguri do përjetohet një tragjedi e dyfishtë  në muajin nëntor.

31 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çahet ura e shkozetit termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak çahet ura e shkozetit termet 26 nentor 2019 tërmeti i fortë godet shqipërinë termeti ne shijak

Sondazh

Poll