Aktualitet

Kryekomisari Bajram Hajdarmataj përcillet për në banesën e fundit, kolegët dhe familjarët e varrosin në Tropojë

27 Nëntor 2019, 11:11 Nga DOSJA
Kryekomisari Bajram Hajdarmataj përcillet për në banesën e

TIRANE- Në ambientet e Akademsië së Sigurisë në Sauk është zhvilluar ceremonia e nderimit për pedagogun Besim Hajdarmataj, i cili u nxorr dje i pajetë në rrënojat e Kavalishencës së Durrësit.

Për nder të kryekomisarit është zhvilluar ceremonia e homazheve, ndërkohë që familja e tij ka vendosur që t’a varrosë në Tropojë, vendin e origjinës.

Hajdarmataj ndodhej në Kavalishencën e Durrësit për një kurs trajnimi, por që nuk mundi të dalë gjallë nga rrënoja.

 

31 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bajram hajdarmataj tragjedia e 26 nentorit 2019 bajram hajdarmataj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll