Politike

Rama: Sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në perimetrin që u shtri tërmeti, në Tiranë dhe Durrës (VD)

27 Nëntor 2019, 06:54 Nga DOSJA
Rama: Sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në perimetrin

Tiranë- Kryeminitri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se  për shkak të tërmetit  sot do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

” Ata të cilat kan ndikuar në opinion publik, me idenë që të mos shpallin gjendjen e jashtëzakonshme që të mos marrin përgjegjësitë tona. Dua t’u them qytetarëve që ekanë bërë të vetëm këtë tezë, pafajësisht, pa e ditur çfarë është gjendja e jashtëzakonshme, e kam edhe për gazetarët. Dje nuk ka qenë momenti për këtë, dje ka qenë momenti për të adresuar emiragjinë e  tmerrshme që shpërtheu. Ministrja e Energjisë erdhi me vonesë në mbledhje por jo se u zgjua vonë nga gjumi por është gëdhirë në atë rrugicë, që mbajnë ende nën rrënoja 6 trupa që ne lusim zotin që të jenë në jetë.Ne sot do të shpallin gjendjen e jashtë zakonshme. Ashtu si ligji dhe Kushtetuta e parashtrojnë, do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin që u shtri tragjedia, në Tiranë dhe Durrës. Gjendja e jashtëzakoshme nuk është një çështje thejsht financash, por është një seri masash. Dje nuk mund të bënim politikë ndërkohë që Shqipëria ishte në lot. Sot marrin gjendjen e jashtëzakoshme kur, plagët akute janë aty. “, u shpreh Rama

Rama shpall 27 nëntorin ditë zie kombëtare. Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme për perimetrin që përfshiu tërmeti, qarqet Tiranë dhe Durrës. Në mbledhjen e qeverisë ai shprehur mirënjohjen për të gjithë vendet që na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll