Politike

24 viktima nga tërmeti/ Rama publikon foton me vogëlushen: Me lutjen që kjo ditë të nxjerrë jetë të tjera nga errësira

27 Nëntor 2019, 06:08 Nga DOSJA
24 viktima nga tërmeti/ Rama publikon foton me vogëlushen: Me lutjen

Tiranë- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar që në mëngjes për tërmetin që goditi vendin një ditë më parë.

“MIRËMËNGJES dhe me lutjen që kjo ditë të nxjerrë jetë të tjera nga errësira e gërmadhave, ju uroj një frymëmarrje pak më të lehtësuar në familjet tuaja sot”, shprehet Rama në rrjetet sociale.

24 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll