Politike

Rama mbledh Qeverinë nesër në orën 07:00, pritet shpallja e gjendjes së emergjencës

26 Nëntor 2019, 20:58 Nga DOSJA
Rama mbledh Qeverinë nesër në orën 07:00, pritet shpallja e

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka vendosur që nesër në orën 07:00 në mëngjes të mbledh Qeverinë, ku fokusi do të jetë situata me tërmetin.

Sipas informacioneve mësohet se do të merren disa masa për të ndihmuar familjet në nevojë pas tragjedisë së tërmetit.

Gjithashtu nesër mund të shpallet edhe gjendja e emergjencës, pasi Kryeminsitri Edi Rama në një reagim për mediat nga Trauma tha se do të marrë kohë të mendohej deri nesër.

Nesër Shqipëria do të jetë në ditë zie ndërkombëtare në nder të qytetarëve që humbën jetën nga tërmeti.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama mbledh qeverine termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi rama mbledh qeverine termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll