Politike

“Mosshpallja e fatkeqësisë natyrore”, Basha: Sot nuk është dita për të drejtuar gishtin

26 Nëntor 2019, 20:42 Nga DOSJA
“Mosshpallja e fatkeqësisë natyrore”, Basha: Sot nuk

THUMANË- Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi në Thumanë kampin e improvizuar, ku do të qendrojnë banorët të cilët kanë mbetur pa strhë. Bashkë me Sekretari  e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dhe drejtues lokalë të PD, kreu i opozitës u kthye sërish tek pallatet e shembura, ku vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit në rrënoja.

Kemi shpresë që një djalë 25 vjecar të dalë gjallë. Dua të falenderoj edhe mediat për mbulimin që keni bërë, të gjithë si një familje e madhe së bashku do ta kapërcejmë, lutjet e mia janë për ata që janë nën rrënoja”, u shpreh Basha.

I pyetur për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme Basha tha se i ka bërë thirrje dy herë qeverisë, por tani nuk është momenti për të drejtuar gishtin.

Dy herë i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por sot nuk është dita për të drejtuar gishtin. Edhe njëherë dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari të ndihmojnë sa të munden. Falenderoj të rinjtë që kanë sjellë ushqime dhe batanije për personat e prekur, si dhe Aleancën për Tetarin, që ka sjellë ndihmat nga Tirana”, shtoi më tej lideri i opozitës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne thumane lulzim basha termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi basha ne thumane lulzim basha termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll