Aktualitet

Të shtrirë në rrugë, dyshekë në trotuar/ Ku e kaluan natën shqiptarët nga frika e një tërmeti të fortë (FOTO)

27 Nëntor 2019, 08:55 Nga DOSJA
Të shtrirë në rrugë, dyshekë në trotuar/ Ku e

Shqipëri-Shqiptarët ende janë të frikësuar pas tërmetit të madh që ka shkaktuar deri më tani 26 viktima dhe qindra të plagosur.

Pas lëkundjes së fortë të orës 03:55 minuta, kanë vijuar lëkundjet edhe më vonë por me një intesitet më të ulët.

Shumë banorë të Tiranës dhe Durrësit kanë kaluar natën jashtë. Disa kanë fjetur nëpër makina, disa në çadra dhe shumë të tjerë në rrugë.

Fotot marrë nga JOQ. 

26 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll