Aktualitet

Mure të çara dhe suvaja e rënë, evakuohen banorët e pallatit në Kavajë (FOTO)

27 Nëntor 2019, 08:31 Nga DOSJA
Mure të çara dhe suvaja e rënë, evakuohen banorët e

KAVAJË- Në Kavajë janë ndjerë lëkundjet e tërmetit te djeshmë, të cilat shkaktuan së paku 26 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Pallati, i cili ndodhet tek tregu në zonën e Kavjës, tashmë janë evakuar të gjitha familjet qe banonin atje, pasi ka pësuar plasaritje, dhe janë çarë muret.

Ndërkohë, sipas banorëve Bashkia dhe ekspertët nuk kanë shkuar ne vendngjarje. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, duken muret e çara dhe suvaja e rënë.

26 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 kavaje termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll