Aktualitet

FOTOT/ Humbi vajzën 8 vjeçe, piktorja vdes në spital pasi shpëtohet nga rrënojat, çfarë i shkruante bashkëshortit të nd

26 Nëntor 2019, 21:53 Nga DOSJA
FOTOT/ Humbi vajzën 8 vjeçe, piktorja vdes në spital pasi

DURRËS– Diena Meçaj Karanxha është 30-vjeçarja që doli e gjallë nga rrënojat e banesës në Thumanë por ndërroi jetë vetëm pak kohë më pas në spital. E reja kishte humbur vajzën e saj 8-vjeçare si pasojë e pjesëve të betonit që kanë rënë mbi të. 

Por kjo nuk ishte tragjedia e parë për familja Karanxha, pasi Diena me profesion piktore kishte humbur bashkëshortin vite më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Në vitin 2015 ajo kishte lënë një shënim dedikuar bashkëshortit të saj që nuk ishte më në jetë, teksa ai puthte e përqafonte të bijën. 

“Mendoja gjithmonë që Zoti më kishte dhënë shumë lumturi, duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im, por jeta qenka një sprovë e vërtetë. Më mungon shumë bebi im”, shkruante ajo.

24 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diena meçaj karanxha termet i forte ne shqiperi termet ne shijak diena meçaj karanxha termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 20:16

Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë. Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i kom...