Aktualitet

Shkon në 26 numri i viktimave, nxirren të pajetë nga gërmadhat babë e bir

27 Nëntor 2019, 07:35 Nga DOSJA
Shkon në 26 numri i viktimave, nxirren të pajetë nga

Durrës-Shkon në 26 nurmi i viktimave nga tërmeti i djeshëm. Nxirren të pajetë nga rrënojat në Thumanë dy persona, babë e bir. Mësohet se kanë humbur jetën Keli Çupi dhe babai i tij. Hajredin Çupi.  Mësohet se Keli Çupi ishte kthyer nga Anglia vetëm dy ditë më parë por fati nuk e ndoqi në vendin mëmë.

26 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll