Aktualitet

19 orë nën rrënoja në Thumanë, momentet e shpëtimit të Klajdi Qatos (VIDEO)

27 Nëntor 2019, 07:20 Nga DOSJA
19 orë nën rrënoja në Thumanë, momentet e

Durrës- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:00 është nxjerrë nga gërmadhat pas 19 orësh nën rrënoja i riu Klajdi Qato. Pas nxjerrjes fatmirësisht gjallë nga rrënojat, Klajdi Qato eshtë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë. Në videon e mëposhtme janë momentet e shpëtimit.

26 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj. Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shpëtimi i klajdi qatos tragjedia e 26 nentorit 2019 shpëtimi i klajdi qatos tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll