Aktualitet

Kërkoi jetë nën rrënojat e Thumanit, kush është zjarrfikësi nga Vlora që s’rreshti një sekondë për të ‘r

26 Nëntor 2019, 22:02 Nga DOSJA
Kërkoi jetë nën rrënojat e Thumanit, kush është

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka publikuar sot foton e një prje zjarrëfikësve që ka marrë pjesë në operacionet e shpëtimit, të cilin e quan hero.  Luan Kapaj që në mëngjes herët ka qenë prezënt në vendet ku qytetarë të shumë ishin poshtë rrënojave dhe ka nxjerr nga duart e vdekjes disa prej tyre.

Gjatë punës Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, por Kapaj refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim.

Në ditë me diell, kjo do të titullohej thjesht, PHOTO OF THE DAY. Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.

E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim. Deri në frymën e fundit për frymën e fundit?? #HERO️”, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet luan kapaj termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi luan kapaj termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 20:16

Ishin nisur dje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë. Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i kom...