Aktualitet

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Greqinë, epiqendra në afërsi të Kretës

27 Nëntor 2019, 07:45 Nga DOSJA
Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Greqinë, epiqendra në

Greqi- Greqia është prekur mëngjesin e kësaj të mërkure nga një tërmet i fuqishëm me  magnitudë 6,1  të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ka qenë afërsi të Kretës, por fatmirësisht  deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Epiqendra e tërmetit shtrihet 74  km në perëndim të Chania dhe 20 km në jug të Antikythera ndërsa thellësia lokale vlerësohet në 56 km .

Tërmeti ishte fortë me mësohet se zgjati për disa sekonda, ku lëkundjet janë  ndjerë shumë edhe në Athinë, në të gjithë Peloponezin megjithëse ishte e vendosur 258 km në jug të kryeqytetit.

Kjo lëkundje e fortë u shënua në orën 08:23 të ditës së sotme dhe  vjen vetëm një ditë pas tërmetit tragjik  që  goditi Shqipëinë ku për pasojë mbetën të vdekur 26 persona  dhe 650 të tjerë janë  të plagosur. Mediet greke raprotojnë se njerëzit janë në panik.

26 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

Burimi: CNN.gr 

J.V.A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet ne greqi ne 27 nentor tërmeti i fortë godet shqipërinë termet 26 nentor 2019 termet ne greqi ne 27 nentor tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll