Aktualitet

FOTO-LAJM/ Fundoset kati i parë i banesës në Fushë-Krujë, qëndron ‘në këmbë’ pjesa tjetër e shtëpisë

27 Nëntor 2019, 08:34 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Fundoset kati i parë i banesës në

Fushë-Krujë/ Tërmeti i djeshëm solli pasoja të mëdha në qarqet Durrës dhe Tiranë. Deri më tani raportohet për mbi 25 viktma dhe 650 të plagosur por nuk janë të pakta dëmet materiale që kanë shkaktuar lëvizjet e forta të tërmetit.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme është shembur kati i parë i një vile dhe gjithë godina ka lëvizur. Kjo foto  e publikuar nga JOQ, duket si joreale, por fatkeqësisht është e vërtetë.

 

26 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët.Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll