Aktualitet

Lëkundjet e tërmetit arrijnë deri në Shkodër, Emergjencat: Janë dëmtuar disa shkolla e shtëpi

26 Nëntor 2019, 16:40 Nga DOSJA
Lëkundjet e tërmetit arrijnë deri në Shkodër,

SHKODËR- Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në Shkodër, ku sipas informacioneve ka pasur shkolla e shtëpi. Forca e tërmetit në Shkodër ka qenë e vogël, po ashtu dhe dëmet fatmirësisht kanë qenë të pakta.

Sipas një njoftimi për mediat nga Emergjencat e Shkodrës bëhet me dije se shprehin solidarizimin me të gjithe qarqet dhe bashkitë e prekura nga tërmeti dhe veçanërisht i shpreh ngushllimet familjarëve të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në këtë katstrofë natyrore.

NJOFTIMI PLOTË

Mbi situatën e krijuar në territorin e Qarkut Shkodër nga tërmeti i dt.26 Nëntor 2019. Komisioni i Mbrojtjes Civile Pranë Prefektit të Qarkut Shkodër, (KMCQ) i ngritur pas termetit të dt.26 Nëntor 2019, i cili preku pjesën më të madhe të Shqiperisë, krijoi probleme edhe në territorin e Qarkut Shkodër. Nga informacionet paraprake të ardhura nga bashkite e qarkut informohemi se kanë pësuar dëme të lehta disa objekte shkollore, shtëpi banimi të cilat janë në fokusin e monitorimit dhe vleresimit nga komisionet dhe grupet e ngritura nga çdo bashki në territoret e tyre të përgjegjësisë

Nderkohë Komisioni Mbrojtjes Civile vazhdon të monitorojë dhe të ndjekë situatën në të gjtihë territorin e Qarkut që prej orës 04.00 të mengjesit, të dt. 26 Nëndor 2019, duke bashkëpunuar intensivisht me Komisionet e Mbrojtjes Civile të ngritura në të gjitha bashkitë. KMCQ shpreh solidarizimin me të gjithe qarqet dhe bashkitë e prekura nga tërmeti dhe veçanërisht i shpreh ngushllimet familjarëve të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në këtë katstrofë natyrore. KMCQ duke e vlersuar situatën, udhëzon dhe delegon këto detyra.

18 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj. 

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termeti arrin ne shkoder termeti ne shijak termet i forte ne shqiperi termeti arrin ne shkoder termeti ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 14:59

ISHMT njofton qytetarët: Mos përdorni ashensorët

TIRANË- Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar qytetarët se nuk duhet të përdorin ashensorin deri në njoftim të dytë, për shkak të rrez...