Aktualitet

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgon ndihma pas tërmetit në Shqipëri

26 Nëntor 2019, 16:19 Nga DOSJA
Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgon ndihma pas tërmetit në

TIRANË- Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar dy maune me çadra, batanije dhe mjete të higjienës, bashkë me tetë ekspertë për tragjedinë në Shqipëri, e cila mëngjesin e sotëm u godit nga një tërmet shkatërrues, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin nga Gjysmëhëna e Kuqe thuhet se tërmeti me magnitudë prej 6,4 ballësh ka ndikuar negativisht në kryeqytetin e Tiranës dhe qytetin e Durrësit.

Gjysmëhëna e Kuqe, si dorë e mëshirës së Turqisë, ka përfunduar të gjitha përgatitjet për të ndihmuar popullin shqiptar, ku tërmeti ka shkatërruar shumë ndërtesa.

Në dy maunet e përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke janë ngarkuar 120 çadra me kapacitet prej 1.000 personash, 2.500 batanije dhe 1.000 pako të higjienës. Ekipi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke gjithashtu ka bërë planifikimin e një pako urgjente të ushqimit për 2.500 persona, ndërsa pasi të arrihet në rajon, produktet ushqimore që nevojiten do të sigurohen nga vendi, pas së cilës do të vazhdohet ndihma ndaj viktimave të tërmetit.

Në këtë operacion humanitar ku do të marrin pjesë 8 ekspertë për fatkeqësi natyrore, në rast të nevojës, gjiithashtu do të jepet ndihmë shtesë nga depot e Delegacionit Bullgar të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 14:59

ISHMT njofton qytetarët: Mos përdorni ashensorët

TIRANË- Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar qytetarët se nuk duhet të përdorin ashensorin deri në njoftim të dytë, për shkak të rrez...