Politike

Rama mbërrin në Thumanë, gruaja i qan në krah: Më nxirrni vëllanë dhe nusen, aman! (FOTO)

26 Nëntor 2019, 14:59 Nga DOSJA
Rama mbërrin në Thumanë, gruaja i qan në krah: Më

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në këto momente në Thumanë, aty ku edhe lëkundjet e tërmetit shkaktuan  viktima dhe dhjetëra të plagosur. I shoqëruar nga zv.kryeminsitri Erjon Braçe, kreu i qeverisë ka takuar banorët, si dhe është njohur nga afër me situatën e rënduar e pasojat tragjike.

Një grua mes lotësh dhe e mbërthyer nga dhimbja e madhe i është drejtuar kryeministrit me thirrjet dhe lutjet: Me nxirrni vellanë dhe nusen, aman, mi nxirrni shpejt”.

 

 

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 16 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama ne thumane termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 rama ne thumane termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll