Politike

Ambasadori gjerman solidarizohet me shqiptarët: Mbështesim fort Shqipërinë në këto orë të vështira

26 Nëntor 2019, 10:08 Nga DOSJA
Ambasadori gjerman solidarizohet me shqiptarët: Mbështesim fort

TIRANË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar deri më tani 11 viktima, si panik tek qytetarët.

Në një postim në faqen zyrtare të ambasadës gjermanen Zingraf ka shprehur hidhërimin e tij për viktimat, si dhe solidarizimin me Shqipërinë  në këtë ditë të vështirë.

Pas kësaj nate të tmerrshme mendimet e mia shkojnë pranë qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë.

Shpreh hidhërimin tim për viktimat dhe shpresoj që të gjithë të lënduarit të shërohen së shpejti.

Gjermania mbështet fort Shqipërinë në këto orë të vështira.”- shkruan ambasadori gjerman.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktmave është raportuar 11 viktima.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike peter zingaf termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak peter zingaf termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll