Politike

“Pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike”/ Meta thirrje sipërmarrësve: Ndihmoni sadopak familjet në nevojë

26 Nëntor 2019, 11:26 Nga DOSJA
“Pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike”/

Tiranë-  Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale për tërmetin e fortë që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Meta nga Durrësi në takimin me Shtabin e Emergjencës ka deklaruar se pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, por mbarëqytetar.  Ai iu ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve që të kontribuojnë sado pak familjet në nevojë.

“Sapo vizitova Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit dhe takova shumë familjarë që s’mund të strehohen më në shtëpitë e tyre!
Pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, por mbarëqytetar!Ndaj duke falenderuar institucionet për punën e tyre u apeloj të gjithë sipërmarrësve dhe qytetarëve që mund të ndihmojnë sadopak, të kontribuojnë që mijëra familje të tejkalojnë këtë moment dramatik.”, është shprehur Presidenti i vendit Ilir Meta.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra dhe 300 të tjerë janë plagosur.

Foto të Ilir Metës:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll