Politike

Bilanci tragjik i tërmetit në Shqipëri, SHBA: Jemi pranë jush, ngushëllime familjeve

26 Nëntor 2019, 09:26 Nga DOSJA
Bilanci tragjik i tërmetit në Shqipëri, SHBA: Jemi pranë

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas tërmetit të rënë sot në Shqipëri. Në një reagim në Facebook, ambasada shprehet se është krah shqipërisë në këto momente dhe shprehin ngushëllimet për të gjitha familjet e viktimave.

Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë“, shkruhet në njoftim.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba termet 26 nentor 2019 termet ne shijak ambasada e shba termet 26 nentor 2019 termet ne shijak

Sondazh

Poll